Për shkak të rrethanave qytetet në të gjithë ShBA-në janë urdhëruar që të përpiqen të frenojnë trazirat e shkaktuara pas vdekjes së George Floyd në arrest policor.

Protestat e mëdha paqësore u kthyen të dhunshme në shumë zona, duke shkatërruar makina e thyer ndërtesa. Policisë ka vazhduar të shpërndajë turmën duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Raportohet se në disa qytete amerikane pas protestave te dhunshme kanë filluar edhe plaçkitjet nëpër markete e dyqane, transmeton rtv21.tv.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha që nuk mund të lejojë që turmat të mbizotërojnë.

Një ish-polic është akuzuar për vrasjen e Floyd, 46 vjeç, në Minneapolis.

Çështja Floyd ka ritheksuar zemërimin e SHBA-së për vrasjet amerikanëve me ngjyrë./21Media