Pas plotësimit të kushtit të tretë të PSD-së, reagon Sejdiu
Kuvendi miratoi projektligjin për Dialogon
Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
Ky ishte kushti i tretë i PSD-së për ta votuar Buxhetin për vitin 2019. Deputeti i këtij subjekti politik, Dardan Sejdiu ka shkruar se është bërë një hap për të vendosur kontroll parlamentar mbi dialogun.
“ Pas 10 vitesh Republika e Kosovës bëhet me ligj për dialog! Një hap tutje në vendosjen e kontrollit të plotë parlamentar në procesin e dialogut! Kushti 3 – Ligji për dialogun”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.
Kushti i parë i PSD-së ishte shkarkimi i ish Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikoalo që u bë sot, i dyti miratimi i Ligjit për Paga që u bë sot./ 21Media