Kanye West synon të fitojë dashurinë e bashkëshortes së tij Kim Kardashian me pushime, ku do të përpiqet të rregullojë gjërat.

Ylli i hip-hopit hipi në një aeroplan privat me fëmijën e tyre të katërt – djalin Saint në Wyoming, pasi familja vendosi të shpërngulet nga qyteti.

Kjo vjen pasi javën e kaluar Kim, 39-vjeç, fluturoi jashtë Los Anxhelosit për t’u përballur me West në fermën e tij. Pajtimi erdhi pasi West, 43, i kërkoi falje gruas së tij për “ndarjen” e tij në Twitter kur deklaroi se kishte dëshiruar një divorc për dy vjet.

Kim u pa duke qarë gjatë një takimi të shkurtër me West, i cili tha se ai dhe gruaja e tij po mendonin të të abortonin kur prisnin vajzën e tyre më të madhe North, e cila tani është shtatë vjeç.

Pasi Kim tha se Kanye po kalonte një episod bipolar, burri i saj këmbënguli që lotët e tij në tubimin zgjedhor në Karolinën e Jugut nuk kishin asnjë lidhje me shëndetin e tij mendor.

“Unë qava me mendimin se si do të ishte sikur të ndërprisnim shtatzëninë kur prisnim fëmijën tonë të parë. Unë shqetësohem për botën që mendon se nuk duhet të qani për shkak të kësaj teme,” shtoi ai.