Pas protestës së gastronomeve para lokaleve të tyre janë arrestuar 4 organizatorë, ndër ta edhe kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi.

Policia ishte njoftuar se gastronomët do të protestojnë para lokaleve të tyre, por jo që do të grumbullohen më shumë se 50 persona në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se 4 organizatorë janë shoqëruar në polici për shkelje të ligjit antiCovid.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Qeveria dje ka marrë vendim që të mbyllë sektorin e gastronomisë nga e premtja deri mëngjesin e së hënës./21Media