Kryeministri  Kosovës Avdullah Hoti,  foli rreth Raportit të Progresit të publikuar nga KE-ja

Ai tha se ditëve të ardhshme do të detajizohet një plan veprimi i cili do të miratohet në Qeverinë e Kosovës për të adresuar rekomandimet e nxjerra nga Raporti i Progresit.

Sipas Hotit ky është momenti i duhet për qeverinë pasi që aktualisht janë duke e përgatitur projektbuxhetin për vitin 2021.

#AvdullahHoti Do ta detajizojmë një plan veprimi për të adresuar rekomandimet e nxjerra nga Raporti i Progresit

#AvdullahHoti Do ta detajizojmë një plan veprimi për të adresuar rekomandimet e nxjerra nga Raporti i Progresit

Gepostet von RTV21 am Dienstag, 6. Oktober 2020

Hoti u zotua se vitin tjetër do të ketë progres në Kosovë.

“Më mbani për fjale kur të flasim tash nëj vit kur të pranojmë raportin tjetër  nga ambasadori këtu në Prishtinë edhe do të shihni çfarë ndryshime do të ketë kur të flasim sot një vit në këtë sallë bashkë me ambasadorin”, tha Hoti.

#AvdullahHoti zotohet se do të ketë progres: Më mbani për fjale tash një vit kur të flasim për Raportin e Progresit

#AvdullahHoti zotohet se do të ketë progres: Më mbani për fjale tash një vit kur të flasim për Raportin e Progresit

Gepostet von RTV21 am Dienstag, 6. Oktober 2020

Në Raportin e Progresit ndër tjerash thuhet se Kosova ka pasur progres të kufizuar në reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, kryesisht për shkak të situatës jostabile politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dy ndërrime të qeverisë, si dhe nevojës për përballje me pandeminë./21Media