Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri pas paraqitjes së 12 rasteve të reja me COVID-19 në Gjilan ka thënë se janë rastet kontakti.

“Nga 63 të testuar sot, 12 raste rezultuan pozitive. Këto infeksione janë nga kontaktet e 9 të infektuarave nga dy ditet e kaluara. Po ashtu, edhe nesër presim një numër të testimeve. Lajmi i mirë është se janë negativizuar nëntë raste nga ritestimet.”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai poashtu u ka bërë apel qytetarëvë që t’i përmbahen distancimit dhe masave mbrojtëse.

“Po kalojmë një kohë të vështirë të rikthimit të infeksionit. Duhet ta mundim bashkë. Përshtatu masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen.Ne kemi informacione të sakta mbi burimet e të infektuarve, por vrusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund!”, ka përfunduar Haziri./21Media

#Dita97. Nga 63 të testuar sot, 12 raste rezultuan pozitive. Këto infeksione janë nga kontaktet e 9 të infektuarave nga…

Gepostet von Lutfi Haziri am Donnerstag, 18. Juni 2020