Pas reshjeve të shiut, apelohet që uji të vlohet para se të konsumohet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se, për shkak të rritjes së Turbullirës, 100-200 NTU në shumicën e resurseve sipërfaqësore, si rezultat i reshjeve të shtuara dhe prurjeve të mëdha nga zonat fushore si dhe shkarkimi i ujërave drenuese, edhe sot fabrikat e trajtimit të ujit punojnë me kapacitet të zvogëluar.
Sipas njoftimit, më mostrat e grumbulluara sot në tërë vendin, analiza laboratorike fiziko-kimike rezulton me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara në të gjitha pikat e mostrimit. Parametrat e tjerë fiziko-kimik rezultojnë me oscilime varësisht nga vlerat e turbullirës.
Rekomandohen konsumatorët të vazhdojnë që uji para përdorimit të vlohet./21Media

Back to top button