Artisti turk me famë ndërkombëtare, Ibrahim Tatlises të shtunën ka bërë paraqitjen e tij të parë në ekran pas nëntë vitesh. Ai ka drejtuar emisionin “Ibo Show” teksa ka bërë një performancë të mahnitshme.

Talentin e Ibrahim Tatlısesit për muzikë po e përcjell djali i tij, Ido i cili është 28 vjeçar. Ido komentohet shumë jo veç për zërin unik, por edhe për pamjen fizike.

28-vjeçari është fejuar muajin e kaluar me Yasemin Şefkatli, tash në planet e çiftit është edhe martesa.

I pyetur nga gazetarët se kur do e kurorzojnë dashurinë e tyre me martesë, çifti u deklarua që po e presin të qetsohet situata e krijuar nga Covid-19, pasi që do organizojnë dasmë të madhe./21Media 

Më poshtë mund t’i gjeni disa prej projekteve të Idos. /21Media