Një nga të mbijetuarit e rrëzimit të aeroplanit të së premtes në qytetin pakistanez të Karaçi ka përshkruar përvojën e tij, duke thënë se gjithçka që mund të shihte “ishte zjarr”.

Pasagjeri, Muhamed Zubair ishte një prej dy pasagjerëve që mbijetuan pasi aeroplani Airbus A320 i Pakistanit Ndërkombëtar (PIA) u rrëzua në një zonë të banimit.

Autoritetet shëndetësore në provincën Sindh thanë që tash më 97 vdekje janë konfirmuar, transmeton rtv21.tv.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende. Por, një zyrtar i aviacionit civil i tha Reuters se aeroplani mund të mos ketë qenë në gjendje të ulët.

Pamjet e postuara në mediat sociale dukeshin se shfaqnin shenja të përplasjes nën të dy motorët./21Media