Mbi 70 inspektorë në aksion për respektimin e masave anti-covid

Mbi 70 inspektorë në aksion për respektimin e masave anti-covid

Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë përmes inspektoratit sanitar bashkë me Policinë  është duke zhvilluar kontrollet si dhe monitorimin e zbatimit të masave të marra për mbrojtjen nga Covid-19. Kjo pasi kohëve të fundit në shumë markete dhe dyqane është vënë re moszbatimi i mjaftueshëm i masave anti-covid. Për këtë arsye janë angazhuar mbi 70 inspektorë në terren. Kolegu, Bahtir Cakolli, bisedoi me ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë se ushqimit dhe veterinës, Naser Krasniqin./21Media