Pas shkarkimit reagon Sahatçiu: Prishtina na bashkoi, Badoci na ndau
Pas shkarkimit nga posti i nënkryetarës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Donjeta Sahatçiu, ka falënderuar ata që e përkrahën.
Sahatçu në këtë postim, ndër të tjera ka uruar nënkryetaren e re, Jehona Lushaku-Sadriun nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) .
“Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit! Një copëz e misionit u arrit. Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare. Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra tjetrën. Të priftë e mbara, sytë katër! Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon..”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook./21Media