Pas Shkurtes edhe Shyhretja bëhet nostalgjike, publikon foto të veçantë
21 Maj 2019
Këngëtarja publikon fotografi bardh e zi
Këngëtarja publikon fotografi bardh e zi
Teksa Shkurte Fejza ka publikuar një fotografi nga rinia e saj, në anën tjetër këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli ka publikuar një fotografi për të cilen ka ndjerë nostalgji.
E veçanta e kësaj, fotografie është se këngëtarja ia ka bërë ngjyrat bardhë e zi, kështu duke e kujtuar kohën kur dominonin fotografitë me këto dy ngjyra.
“Nostalgji per fotot bardhezi!”, ka shkruar këngëtarja poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.
Këngëtarja në këtë imazh shfaqet mjaft e lumtur afër bashkëshortit të saj.
Kujtojmë se, Shyhrete Behluli dhe Learta në muajin maj kanë publikuar projektin e tyre të titulluar “Për ty Nexhmije”. Ky projekt është publikuar në ditëlindjen e bilbilit të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha./21Media