Dy medalje të arta Kosova i ka siguruar në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po zhvillohet në Lisbona të Portugalisë.

Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova janë shpallur kampionë të Evropës duke e bërë kështu krenar të gjithë Kosovës, e sidomos vet trajnerin Driton Kuka.

“Po përmbushem në çdo aspekt nga nxënësit e mi!”, ka shkruar Kuka pas gjithë këtyre suksese nga xhudistët.

Kuka ka potencuar faktin se medalja e fituar nga Akil Gjakova është e para në kategorinë e meshkujve pas 20 medaljeve elitare të fituara nga vajzat.

“Mbreti i Evropës.”, ka deklaruar ndër të tjera Kuka për Gjakovën.