Pas suksesit që brendi britanik ka pasur në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në Evropë, Matalan tanime ka filluar dhe është vendosur në Kosovë. Me ndihmën e operatorit të vetëm dhe kryesor kosovar dhe bartësit ekskluziv të franshizes Emporium Group në Prishtinë. Emporium group dhe Matalan sot po hapin së bashku dy dyqanet e tyre të para në Prishtinë,  Me 1 Tetor ndodhi hapja e dyqanit të parë në Albi Mall, Kati Zero, si dhe me 14 Tetor (sot) po hapet në kompleksin tregtar QAFA 1, në rrugën e UCK, me 1400 metra katroë, në qendër të Prishtinës. Matalan përderisa po hyn në dekadën e re janë duke vendosur zgjerimin e madh ndërkombëtar të brendit të madh britanik . MATALAN ka siguruar një franshize (marrëveshje ekskluziviteti) me udhëheqësin e shitjes me pakicë Emporium Group.

Ashtu sikur MATALAN edhe Emporium Group është një biznes familjar i themeluar nga  Ruzhdi Kadriu në vitin 1990 në Prishtinë, Emporium perveç se operojnë si në tregun e modës, ata janë në tregun e Mediave dhe operojnë edhe në Terminalin Doganor në Prishtinë.

Emporium Group operon dhe do të zgjerojë rrjetin e shitjes së Matalan në mbi 12 dyqane në Kosovë duke përfshirë edhe pikat e shitjes me pakicë: Perry Ellis dhe Original Penguin.

Armend Kadriu, Drejtori i Emporium Group thotë: ne jemi të kënaqur që jemi partner me MATALAN për të sjellë tregun kryesor të modes/fashion, te shitjeve shtëpiake/Home nga Mbretëria e Bashkuar në Kosovë. Ne ishim të impresionuar me cilësinë e produkteve shume cilesore dhe me çmime shumë të volitshme per qytetaret kosovare, dhe ne synojmë që të hapim afërsisht 10 dyqane në Matalan ne Kosovë në 5 vitet e ardhshme.

Damian Hopkings drejtor ndërkombëtar i MATALAN në Liverpul, thotë se “Tregu Kosovar i shitjes ne dyqanet e specializuara me pakicë është aq i favorshëm, me hapjen e qendrave të reja tregtare do të ketë një nivel të lartë të kërkesave të konsumatorëve Prishtinas e Kosovarë. Ne jemi shume të sigurt që MATALAN do të plotësoj një boshllëk në tregun kosovar , duke sjellë modën/fashion te plote e per te gjithe dhe pajisjet shtëpiake /home ,qe te dyja në cilësi të lartë dhe me çmime shume të favorshme për familjet kosovare”.

Dyqanet aktuale ekzistuese ndërkombëtare te Matalan janë edhe në : Jordani, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe: 37 dyqane në Dubai, Abu Dhabi, Fajairah,Sharrjah, Ali Ain, Ras Al Khaimah), Oman, Arabi Saudite, Gjibraltar, Gjeorgj, si dhe ne Egjipt.

Detaje rreth MATALAN:

Nga dita e parë që MATALAN filloi në vitin 1985 e deri më sot, ose 34 vite më pas, misioni i MATALAN ka qëndruar gjithnjë i njëjtë për të siguruar e rritur cilësi dhe vlerë të jashtëzakonshme për familjet moderne në Britani, në Europe, Azi dhe Afrike.

MATALAN kërkon kohë për të dëgjuar e kuptuar, për të evoluar dhe për të ju përshtatur ndryshimit të nevojave moderne të të gjitha familjeve gjithmonë me një theks të kualitetit të lartë dhe çmimeve të ulëta.

Vetëm ne Britanine e Bashkuar janë 12 Milion familje te cilët çdo vit ua besojnë MATALAN-it buxhetin e tyre familjar, për të siguruar, stilin e opsionin, cilësinë dhe vlerën që u mundëson atyre të drejtojnë një shtëpi shume të lumtur familjare. Si lider i shitjeve me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar për veshje të femrave dhe meshkujve e deri tek pajisjet shtëpiake dhe mobilet e zbukurimit te shtëpisë MATALAN ofron gjithçka për të gjithë. Që nga Tetori i vitit 2020, MATALAN ka 232 dyqane mbresëlënëse në vetëm ne Mbretërinë e Bashkuar dhe 37 dyqane ndërkombëtare (franshiza) brenda Europës dhe Lindjes së Mesme me një rritje të shpejtë sidomos të kanaleve të shitjes On-line./21Media