Pas sulmeve në aeroport, rifillojnë evakuimet në Kabul

Fluturimet që evakuojnë afganë dhe të huaj nga Kabuli, rifilluan një ditë pasi dy sulme vetëvrasëse jashtë hyrjes së aeroportit.
Banorët e kryeqytetit afgan thanë se aeroplanët mund të shiheshin duke u ngritur nga aeroporti qysh herët në mëngjes, ndërsa turma njerëzish janë të mbledhura në zonën e Portës Abbey.
Shpërthimet që ndodhën të enjten në këtë zonë, lanë të vrarë mbi 100 vetë, në mesin e tyre 13 ushtarë amerikanë.
Përgjegjësinë për sulmet e mori një degë rajonale e grupit militant Shteti Islamik.
Presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua se do të hakmerret dhe se do t’i bëjë terroristët “të paguajnë”.
Biden, tha se sot ishte një “ditë e vështirë” në Kabul dhe se terroristët nuk do të mund ta pengojnë misionin e evakuimit të amerikanëve nga Afganistani.
Ai tha se komandantët amerikanë janë urdhëruar të zhvillojnë plane operacionale për të goditur pasuritë, udhëheqjen dhe objektet e grupit Shteti Islamik Khorasan.
Talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit më 15 gusht.
Që atëherë, SHBA-ja dhe forcat aleate kanë evakuuar mbi 100 mijë njerëz.
Turmat duan të largohen, sepse shumë kanë frikë nga hakmarrja e talibanëve për shkak të punës së tyre me trupat ndërkombëtare gjatë dy dekadave të fundit.
Disa po ashtu druajnë se regjimi taliban mund të vendosë një interpretim të ashpër të ligjit islamik, që shtyp sidomos gratë.
Afati për përfundimin e evakuimeve është data 31 gusht./21Media

Back to top button