Pas sulmit të Iranit kundër Izraelit, bisedojnë Biden dhe Netanyahu

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu aktualisht janë duke diskutuar në telefon pas sulmit të Iranit kundër Izraelit, sipas një burimi të njohur, raporton CNN.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ndërpreu një udhëtim të fundjavës në Delauer, për t’u kthyer në Uashington për konsultime urgjente me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, mes zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

“Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Angazhimi ynë ndaj sigurisë së Izraelit përballë kërcënimeve nga Irani dhe grupet e mbështetura prej tij, është i hekurt”, u shpreh ai pas takimit.

Back to top button