Sulmi terrorist që ka ndodhur të premten, ka nxitur thirrjet për reformën e ligjit të armëve

Sulmi terrorist që ka ndodhur të premten, ka nxitur thirrjet për reformën e ligjit të armëve

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka thënë se kabineti i saj ka mbështetur në parim ndryshimin e ligjit për armët, pas sulmit në dy xhami, ku mbetën të vdekur 50 persona dhe dhjetëra persona janë lënduar. Australiani Brenton Tarrant, 28-vjeçar, është akuzuar për vrasje. Policia ka bërë të ditur se vrasësi ka përdorur armët ushtarake.

Sulmi terrorist që ka ndodhur të premten në Zelandë të Re, kanë nxitur thirrjet për reformën e ligjit të armëve, me të cilën Ardern ka thënë së shpejti se “ligjet tona të armëve do të ndryshojnë”.

Duke folur në konferencë për shtyp, pas takimit të kabinetit, Ardern ka thënë se pritet të jap detaje për reformat më 25 mars.

“Kjo përfundimisht do të thotë që brenda 10 ditëve nga ky akt terrorist, ne do të kemi reforma që besoj se do ta bëjnë komunitetin më të sigurt”, ka thënë ajo.

Në Zelandë të Re, vetëm një pjesë e vogël e popullsisë i takon fesë islame. Në total janë rreth 50 mijë myslimanë, disa nga ta kanë emigruar nga vendet si Pakistani ose Bangladeshi. Pjesa më e madhe i takon kristianizmit./21Media