E diela sportive e Thaçit dhe Haradinajt larg Prishtinës

E diela sportive e Thaçit dhe Haradinajt larg Prishtinës

Për dallim prej ditëve të tjera kur janë të angazhuar në punët e tyre, që kanë të bëjnë çështje të ndryshme të vendit, krerët e lartë të vendit fundjavën po e kalojnë më ndryshe.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi këtë ditë të bukur të fundjavës janë duke e kaluar në natyrë, shkruan rtv21.tv

Haradinaj është me një grup njerëzish duke u ngjitur bjeshkëve. Kjo shihet nga disa imazhe të hedhura në instastory nga bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj.

Ndërsa, presidenti Hashim Thaçi gjendet në Alpet Shqiptare, nga të cilat ka postuar një video në instagram, derisa nuk shihet se nga kush është shoqëruar.

Kujtojmë që, si kryeministri Ramush Haradinaj, ashtu edhe presidenti Hashim Thaçi njihen për ecjet e tyre në bjeshkë, të cilat i vizitojnë herë pas here.

Ndërkohë, dje presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj janë takuar me zyrtarin amerikan, David Hale, me të cilin kanë diskutuar për dialogun me Serbinë./21Media