Pas tërmetit, aktori i njohur turk: Nuk mund të kontaktoj me vajzën time

Aktori i teatrit në Turqi, Orhan Aydın njoftoi se nuk mund të kontaktonte vajzën e tij dhe ish-bashkëshorten në Hatay pas tërmetit që ndodhi në Kahramanmaraş dhe preku shumë qytete në afërsi.

Orhan në një postim në Twitter ka shkruar se nuk arrinë të ketë asnjë kontakt me vajzën e tij, Eylem.
Më shumë se 500 persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit prej 7.8 shkallësh të Rihterit që goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë./21Media

Back to top button