Kroacia u godit nga një tërmet

Kroacia u godit nga një tërmet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur solidar me popullin kroat pas tërmetit që goditi sot kryeqytetin kroat, Zagrebin.

“Në këtë kohë kur e gjithë bota po përballet me virusin COVID-19, tërmetet si ky i sotmi në Kroaci e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Shteti i Kroacisë uroj ta ketë kaluar me pasoja sa më të vogla këtë tërmet që goditi Zagrebin”, ka shkruar Thaçi.

Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit, presidenti kosovar u ka uruar shërim sa më të shpejtë, shkruan 21Media.

Raportohet se tërmeti me madhësi 5.4 shkallë që goditi kryeqytetin kroat mori jetën e një fëmije 15-vjeçar./21Media