Pas tollovisë, të moshuarit futen brenda qendrës së vaksinimit

 

 

Të moshuarit të cilët nga mëngjesi po prisnin për t’u vaksinuar në sallën “1 Tetori”, janë lejuar të hyjnë brenda për të pritur radhën.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se grumbullimet e krijuara sot para sallës “1 Tetori”, vijnë si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre.

Ndërsa, zyrtarë të opozitës kanë reaguar lidhur më tollovinë e shkaktuar në këtë qendër vaksinimi, duke drejtuar gishtin drejt Qeverisë së Kosovës se nuk e ka organizuar mirë vaksinimin.

Kosova ka një Plan shtetëror të vaksinimit të ndarë në tri faza. Në fazën e parë u vaksinuan personat mbi 80 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe punëtorët shëndetësorë. Në fazën e dytë, që nisi të mërkurën, do të vaksinohen personat 65-79 vjeç dhe si edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë. Në fazën e tretë, ndërkaq, pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë së Kosovës./21Media

 

 

Back to top button