Sot Polonia i ka hapur kufijtë me të gjitha shtetet fqinje evropiane. Polonia i ka hapur kufijtë me Gjermaninë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë të shtunën, meqë pandemia po ngadalësohet.

Është hera e parë që pas afërsisht tre muajve, Polonia ka hapur kufijtë me fqinjtë e Bashkimit Evropian.

Polonia po ashtu ka relaksuar masat për kufirin me Lituaninën të premten.

Edhe për shtetet joevropiane janë relaksuar masat ndërsa kontrolli kufitar me Ukrainën, Rusinë dhe Bjellorusinë po vazhdon ende.

Qeveria e Polonisë i ka mbyllur kufijtë në mes të muajit mars – si masë mbrojtëse ndaj Covid-19./21Media