Petrit Bylykbashi, qytetari nga Prishtina, ishte ndër të parët që publikisht tregoi se ishte infektuar me Covid-19. Ai ishte shëruar, por sot ka njoftuar se pas tre muajve përsëri ka dal pozitiv.

Ai ka thënë se tash ky virus është më agresiv.

Mbas 4 ditëve të rishfaqjes se simptomave dhe një konsulte/përcjellje të gjendjes disa oreshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosem që unë me u ritestu për Covid19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv në SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë me agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri. Te jem real, duke qen i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam ruajt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz të infektuar kam pas në shumë raste. Herën e parë fatmirësisht nuk është infektu askush nga unë, po uroj që kjo e njëjta me ndodh edhe këtë herë, unë prapë nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi po u kthejka”, ka shkruar Bylykbashi në Facebook.