Në Korçë startoi Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit “Koko Fest” që këtë vit do të mbahet në ambient të hapur dhe me protokolle kundër përhapjes së koronavirusit.

“Pas Vdekjes”,  vepra e Çajupit e hapi natën e parë të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “Koko Fest” që këtë vit mbahet në ambient  me protokolle kundër koronavirusit

Shfaqja nën kujdesin e regjisorit Hervin Çuli dhe trupës së Teatrit të Korçës përcjell mesazhe të forta për ruatjen e vlerave të gjuhës shqipe.

Pandemia e ndryshoi mënyrën e organizimit por jo konceptimin  e “Koko Fest”, që mbetet një garë mes trupave profesioniste.

Në juri janë disa nga emrat më të spikatur të skenës.

Festivali do të vijojë për 5 netë me radhë, nën masat kundër koronavirusit./oranews