Chrissy Teigen ka shprehur trishtim se nuk do të mbesë m shtatzënë, pasi ka humbur fëmijën që priste me burrin John Legend.

“Më pëlqen të jem shtatzënë, aq shumë, dhe jam e trishtuar që nuk do të jem më kurrë”, shkroi modelja amerikane në Instagram.

Ajo e shoqëroi postimin e saj me një selfie.

35-vjeçarja humbi djalin e saj, të cilin ajo dhe Legend e kishin quajtur Jack, në shtator, pasi pësuan ndërlikime të shtatzënisë dhe gjakderdhje, përcjell portali rtv21.tv

“Edhe pse nuk jam më shtatzënë, çdo shikim në pasqyrë më kujton se çfarë mund të ketë qenë,” shkroi ajo në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Teigen nuk sqaroi në postimin e saj nëse nuk mund të mbetej më shtatzënë apo nëse ajo ishte këshilluar nga mjekët që të mos e bënte.

“Nuk kam ide pse e kam ende këtë gungë”, vazhdoi ajo. “Por unë jam krenare për atë se ku i gjithë ky udhëtim e mori trupin dhe mendjen time në mënyra të tjera.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Burri i saj fitues i Grammy, me të cilin ka dy fëmijë, iu përgjigj postimit të saj duke postuar pesë emoji zemre.

Teigen, e cila është gjithashtu një prezantuese TV, dokumentoi shtatzëninë e saj dhe vdekjen e të birit pas lindjes me një seri postimesh prekëse.

Në tetor ajo adresoi kritikat me të cilat u përball për postimin e fotove të saj dhe  Legend që vajtonin për humbjen e tyre në spital.

“Këto fotografi janë vetëm për njerëzit që kanë nevojë për to,” shkroi ajo në një postim në blog. “Mendimet e të tjerëve nuk kanë rëndësi për mua”./21Mdia