Janë bërë mbi 9 muaj nga vdekja tragjike e Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna.

Helikopteri me të cilin ata po fluturonin u përplas në një kodër në Calabasas dhe fatkeqësisht nuk shpëtoi askush që ishte në bord.

Ngjarja shokoi gjithë botën dhe menjëherë pas saj nisën postimet në rrjete sociale për basketbollistin dhe vajzën e tij të ndjerë.

Mirëpo së fundmi është mësuar se pas kësaj ka ndodhur diçka e pazakontë. Sipas “BabyCenter” në Amerikë është rritur shumë popullariteti i emrit të Kobe dhe Gianna.

Emri i basketbollistit është rritur me 175% në popullsi, ndërsa ai i vajzës së tij, Gianna, ka pësuar një rritje akoma më të madhe. Sipas qendrës në fjalë, Gianna ka pësuar një rritje me 216% gjatë këtij viti, ndërsa një nga emrat më popullorë në Amerikë, Karen, është ulur me 13%.