Më 13 qershori këngëtari i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri humbi personin më të vlefshëm në jetë, atij i vdiq nëna.

Lajmin për vdekjen e nënës e kishte bërë të ditur vetë Iliri përmes rrjeteve sociale. Kurse, sot Iliri në emër të 33 trashëgimtarëve të saj, shprehu mirënjohje pafund ndaj miq të familjes së tyre.

Në një postim në Facebook, Iliri ka shkruar se dhembja për ta është e madhe, por edhe ngushëllimi që po e marrin nga njerëzit për ta është i madh.

“Dhembja për ne është e madhe, por edhe ngushëllimi juaj për ne është i madh. Them kështu sepse nënat tona, të frymëzuara nga urtësia popullore, na e kanë përsëritur sa e sa herë se: Krahët e njeriut janë miqtë, ata që të bëjnë të ngrihesh, ata që s’të lënë që të biesh”, ka shkruar ndër të tjera Iliri në Facebook. /21Media