Barbara Higgins, një mësuese 57 vjeçare nga New Hamphshire dhe burri i saj, Kenny Banzhof 65 vjeçar, u bënë prindër të një djali, të shtunën.

Në vitin 2016, Higgins dhe Banzhof, kishin humbur vajzën e tyre tashmë të ndjerë, Molly-n, pasi kishte pasur tumor të padiagnostifikuar dhe vdiq papritur.

Barbara, me ndihmën e burrit të saj, kishte gjetur një klinikë IVF, në Boston Massachsetts.

“Fillova të kem këto ëndrra që doja të kisha një fëmijë dhe mendova, në rregull Barb, kjo është paksa e çmendur”, tha ajo, por burri i saj e mbështeti vendimin e saj.

57 vjeçarja ka qenë një atlete gjatë gjithë jetës së saj dhe pohoi se shtatzënia e saj e tretë ishte e lehtë, pas jetës aktive të cilën bënë.

Ajo është bërë nga gratë më të vjetra në Amerikë, që ka lindur fëmijë në një moshë të shtyer, po ashtu, kishte tashmë sa kohë që ishte duke e menduar të kishte një fëmijë tjetër, pas humbjes tragjike të së bijës.

Ata kanë edhe një vajzë tjetër, Grace.

Çifti e dinte që klinikat IVF në New Hampshire nuk do të punonin me një grua në të 50-at e saj, kështu që ata shkuan jashtë shtetit dhe gjetën një në Boston, Massachusetts./21Media