Pas vdekjes u konfirmua se një person nga Malisheva ishte i prekur me COVID-19

 

Në komunën e Malishevës janë regjistruar dy raste të reja me COVID-19, njëri prej tyre u konfirmua pas vdekjes. Komuna e Malishevës njofton se pacienti nga Malisheva ka vdekur dhe është varrosur gjatë ditës së djeshme, ndërsa konfirmimi se është pozitiv me COVID-19, ka ardhur gjatë ditës së sotme.

“Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste të reja me COVID-19, në fshatrat Carrallukë dhe Lladrovc, mirëpo njëri rast është i konfirmuar pas vdekjes, edhe pse në konfirmim nuk sqarohet se personi ka vdekur, por vetëm konfirmohet se është prekur me COVID-19. I njëjti person ka vdekur dhe është varrosur gjatë ditës së djeshme, ndërsa konfirmimi se është pozitiv me COVID-19, ka ardhur gjatë ditës së sotme.”, njofton komuna e Malishevës.

Që nga fillimi i pandemisë në Malishevë janë konfirmuar 188 raste me COVID-19, prej tyre 143 janë shëruar, 17 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 28./21Media

Back to top button