Në komunën e Malishevës mbrëmë u regjistruan edhe tri raste të reja me koronavirus, e një prej tyre u konfirmua pas vdekjes. Sipas njoftimit të komunës, personi që ka vdekur dje, u konfirmua se ka qenë i prekur me Covid-19.

“Personi që ka vdekur sot në orët e para mëngjesit, H.E. (1963) nga fshati Ngucat, pasi ka ndërruar jetë është konfirmuar se ka qenë i prekur edhe me COVID-19. Ky rast e shënon personin e katërt të vdekur në Komunën e Malishevës, të prekur edhe me COVID-19.”, thuhet në njoftim.

Kjo e çon në 4 numrin e viktimave nga koronavirusi në këtë komunë.

“Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 90 të prekur, 76 janë shëruar, 10 janë aktiv dhe 4 persona kanë vdekur.”, thuhet në njoftim./21Media