Dasmat dhe ahengjet kanë qenë një nga temat kryesore gjatë këtyre ditëve pas ndalimit nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Kjo ka bërë që të ketë diskutime të shumta nga artistët, i pari reagoi këngëtari, Labinot Tahiri-Labi ai i cili nuk u pajtua me vendimin e Ministrisë.

Megjithatë, Labi së fundmi ka shpërndarë postimin e humoristit, Ermal Mamaqi, i cili ka njoftuar se në Shqipëri do mbahen dasmat, por natyrisht me disa rregulla. Labi shpreson që të mbahen edhe në Kosovë.

“Hajde bre dhashtë Zoti qê edhe në Kosovë të ndodh e njejta gjê nga Ministri i nderuar Vitia dhe Kryeministri Kurti, që të lejohet sezona normal me masat të cilat i paraqet ministria!
Vlerë të madhe humb edhe buxheti i shtetit nëse dështon sezona për hoteleri, butika, frizer sallone e shumë të tjera nga gastronomia.
Shëndetin e paqim gjithmonë e mos po behet mirë🤝🕊🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹 Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovê e Shqipërisë”, ka shkruar Tahiri./21Media

https://www.instagram.com/p/B_3IYf1hXpe/?utm_source=ig_web_copy_link