Pas vendimit të Kurtit reagon Molliqaj: Të gjithë njëjtë nuk është drejt!

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas vendimit të qeverisë për masa të reja ndihmëse për qytetaret.
Molliqaj e ka vlerësuar këtë si vendim jo të drejtë, sipas tij nuk mund të barazohet një punëtor me pagë rreth 200 euro me punëtorin me pagë rreth 1200 euro. Sipas tij trajtimi i njëjtë i njerëzve që janë në situata aq të ndryshme e rritë pabarazinë dhe ia humb efektin parave.
“Një punëtor i sigurimit ose një shitës në një qendër tregtare paguhet 180-200 euro në muaj. Ata do t’i ndihmon njëjtë sikur menaxherët që marrin 1000 ose 1200 euro. Të gjithë nga 100 euro.”, ka shkruar Molliqaj
Ngjashëm ai ka bërë krahasime edhe midis studentëe të shtresave të ndyrshme shoqërore.
“Një student i Universitetit Amerikan që arrin ta paguajë 6000 euro vitin nuk mund të trajtohet njëjtë me një student nga Universiteti i Prishtinës që mezi e paguan konviktin e menzen. I pari i harxhon këto 100 euro për një natë, tjetri e paguan konviktin për 1 muaj.”, ka shkruar Molliqaj
Sa i përket pagës minimale, kryeministri i Kosovë, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se nesër qeveria do ta miratojë projektligjin për pagën minimale në vlerë prej 264 euro. Po ashtu sot Kurti ka bërë të ditur masat e reja të pakos mbështetëse për qytetarët, ku parashihen nga 100 euro shtesë për pensionistët, – punëtorët dhe studentët, kurse për muajin prill pritet të dyfishohet vlera e asistencës sociale./21Media

Back to top button