Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë. Sipas MCC, vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti.

Këtë vendim të MCC-së e ka mirëpritur edhe kreu i shtetit, Hashim Thaçi, i cili përmes një shkrimi në Facebook u shpreh se ky është një lajm tjetër i mirë për Kosovën.

“Zhbllokimi i fondeve të MCC-së është një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka çmim. Partneriteti i përhershëm me Uashingtonin është rrugë e vetme që çon drejt një të ardhmeje të sigurt për Kosovën, në paqe e prosperitet për gjithë qytetarët tanë.”, ka shkruar kreu i shtetit.

Qeveria e Kosovës sot hoqi reciprocitetin me Serbinë. Kësisoj i hapet rruga rifillimit të bisedimeve./21Media