Pasagjerët ngecin për orë të tëra brenda tunelit
Dhjetra njerëz mbetën të bllokuar për orë të tëra brenda një tuneli pasi një tren nga Calais në Folkestone në Francë ishte prishur.
Pamjet tregojnë pasagjerët e “Eurotunnel Le Shuttle” duke u evakuuar përmes një tuneli shërbimi emergjence pasi duhej të braktisnin automjetet e tyre.
Ata u transferuan përfundimisht në një tren zëvendësues dhe u dërguan në terminalin Folkestone në Kent, transmeton rtv21.tv.
Një zëdhënës i “Eurotunnel” tha se shërbimet tani janë kthyer në normalitet.
“Le Shuttle” tha se incidenti i së martës mbrëma filloi kur alarmet e trenit ranë dhe kjo duhej të hetohej.
Një zëdhënës tha se incidente të tilla ishin të pazakonta, por jo të jashtëzakonshme./21Media