Linja ajrore “American Airlines”, e ka përjashtuar një pasagjer nga aeroplani për shkak se refuzoi të vendoste maskë, meqë maskat janë të obligueshme në bord.

“U largova nga aeroplani për shkak se refuzova të mbaja maskë. S’është ligj federal”, shkroi në Twitter, Brandon Straka.

Meqënëse nuk ka ligj federal për mbajtjen e maskave përgjatë fluturimeve në SHBA, të gjitha linjat ajrore të mëdha amerikane kanë zbatuar rregulla të mbulimit të fytyrës për pasagjerët dhe ekuipazhin që nga mesi i majit./21Media