Temperaturat e sotme më të larta arrijnë 11 deri 15 gradë

Temperaturat e sotme më të larta arrijnë 11 deri 15 gradë

Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë që ishin ditëve të fundit, po i ndryshojnë vlerat e tyre, duke krijuar situatë me kushte tjera meteorologjike, erëra, reshje shiu, bore dhe ulje në fushat termike. Të hënën, në pjesën e parë të ditës vlerat termike mbesin të larta, mirëpo gjatë ditës kjo situatë do të ndryshoj, sepse do të krijohen vranësirat e dendura dhe jostabile, të cilat në pjesën e dytë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa me uljen e temperaturave gjatë natës, reshjet e shiut do të kalojnë në formë dëbore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të arrijnë 11 deri 15 gradë (vetëm ditën e hënë), ndërsa nga e marta minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe më pas nga pasditja e së hënës e tutje, era do ta ndërroj kahun, në drejtim të veriut dhe verilindjes shpejtësia e së cilës mundë të arrijë deri 18m/s./21Media