Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pasi kryeministri Avdullah Hoti ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e 27 qershorit në Washington.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK-ja përkrah këtë vendim si dhe është shprehur se në në Washington shkohet  me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore.

“Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale. Nuk kemi të bëjmë me Z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovë.
Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale.
Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashk të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje.”, ka shkruar Mustafa./21Media

Në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë Kryeministri në Washington apo jo. LDK beson fuqishëm në SHBA-të. Për ne…

Gepostet von Isa Mustafa am Mittwoch, 24. Juni 2020