Në mesin e emrave shqiptarë që karrierën e tyre e  vazhdojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është edhe reperi Labinot Gashi, i cili njihet më mirë si Gashi, shkruan rtv21.tv

Ditë më parë ai kishte paralajmëruar për lansimin e albumit “1984”, i cili tashmë është lansuar për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.

Gashi ka vendosur që në bashkëpunim me YouTube, të publikojë një dokumentar sa i përket karrierës së tij dhe vështirësitë që pati në fillim.

Gashi përfshiu në dokumentar edhe pjesë nga intervistat si dhe pjesëmarrjen në festivalin “Sunny Hill”.  /21Media