“E dua çdo ditë e më shumë”

“E dua çdo ditë e më shumë”

Pas heqjes së fotografisë së Presidentit, Hashim Thaçi nga zyra e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar , këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili.

Adelina në Instagram ka publikuar lajmin për heqjen e fotografisë së Thaçit, teksa ka shprehur dashurinë e saj për Vjosën.

“E dua çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Adelina.

Heqjen e fotografisë së Thaçit dhe zëvendësimin e saj me atë të ish presidentit Ibrahim Rugova, deputetet e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Blerta Deliu dhe Ganimete Musliu e kanë cilësuar si shkelje ligjore. /21Media