Një 18-vjeçar ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm për qytetin e tij Buffalo në New York. Pasi ka përfunduar protesta e organizuar për vdekjen e George Floyd, djali ka marrë përsipër pastrimin vetëm të qytetit për rreth 10 orë. Ai ka bërë pjesën më të madhe të punës edhe pse fqinjët i kishin ofruar ndihmë.

Pasi pa në lajme gjestin e mrekullueshëm që kishte bërë adoleshenti, biznesmeni Matt Block i ka dhuruar atij një makinë Mustag të kuqe si shenjë vlerësimi për sjelljen e tij shembullore.

Një biznesmen tjetër i quajtur Bob Briceland, pasi mësoi për dhuratën që Matt i kishte bërë djalit, ai vendosi t’i ofrojë një vit mbulim falas të sigurimit të automjetit, përmes agjencisë së tij të sigurimeve.

 “Unë u ndjeva i detyruar ta ndihmoj atë. Ne duhet të mbledhim të gjithë qytetin tonë dhe t’u tregojmë se ka kaq shumë njerëz të mirë këtu,” tha Briceland për CNN.

Antonio 18 vjeç mori edhe një bursë të plotë nga Kolegji Medaille./oranews