Çaji i zi nuk është vetëm pije e mrekullueshme, por edhe një pastrues i domosdoshëm për dyshemenë e drurit. Disa njerëz tanimë e dinë se çaji i zi është një produkt i jashtëzakonshëm që ju jep shkëlqim pasqyreve, por e ka të njejtin efekt edhe në dyshemetë prej drurit.

Merrni katër qese çaj dhe zieni me ujë. Lërini qeset në ujë për aq kohë sa është e mundur. Sidoqoftë, nëse dyshemeja ka ngjyrë të lehtë, është mirë të mos i lini për kohë të gjatë. Tani pastruesi është gati. Thjesht lagni një leckë me çaj dhe filloni të fshini./21Media