Shërbimi Korrektues i Kosovës bëri të ditur se sot rreth orës ‪07:55 në Qendrën Korrektuese në Dubravë oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës kanë hetuar se F.L  i punësuar pastrues në QK Dubravë kishte të fshehur në rrobat e tij substanca të dyshuara narkotike.

 “Me të hetuar substancën e dyshuar narkotike, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar. Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, ndërsa ndaj  të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.”, informoi Shërbimi Korrektues i Kosovës./21Media