Ju mund të përgatisim një produkt të mrekullueshëm në shtëpi për të pastruar grimin. Përveçse me kosto të ulët, ushqen lëkurën pasi përbëhet nga lëndë të para të shëndetshme.

Përbërësit:

1 shishe bosh

75 gr lule kamomili

150 ml ujë i distiluar

1 lugë kafeje vaj ulliri ose vaj bajamesh

Disa pika vaj esencial me aromën që dëshironi

Përgatitja:

Si fillim zieni ujin e distiluar. Më pas shtoni lulet e kamomilit dhe lërini në infuzion ashtu siç bëni me çajin për disa minuta më pas hiqini. Kur të jetë ftohur, shtoni vajin e ullirit dhe vajin esencial dhe përziejini mirë duke i vendosur në flakon.

Pastruesi i grimit është gati për përdorim, zgjat deri disa javë, prandaj mos e përgatisni në sasi të mëdha.