Pasurohet skema programore e RTV21

Skemës programore të Radiotelevizioni 21 nga dita e premte do t’i shtohen katër emisione, dy nga të cilat janë emsione të reja, të cilat e pasurojnë akoma më shumë përditshmërinë tuaj.

“Echo”, “Zona Kibernetike”, “Ftohtë e Nxehtë, “1 Kafe me Labin” dhe “Qejfe Qejfe kjo dynja”, një laramani e temave duke filluar nga teknologjia, religjioni, muzika dhe argëtimi.

Çdo të premte nga ora 21:15 në RTV21 do të transmetohet sezoni i ri i Zonës Kibernetike. Ne këtë emision trajtohen zhvillimet e mëdha të fushës së teknologjisë. Zona kibernetike udhëzon si të shfrytëzohen rrjetet sociale. Trajton të mirat e të këqiat e Inteligjencës artificiale. Ne këtë emision qe mundësohet nga IPKO, mësoni shumëçka për të tashmen dhe të ardhmen.

Po të premteve, në orën 22:30 në RTV21 fillon emisioni Echo, që i kushtohet diskutimeve shoqëroro-fetare.

Për shikuesin, Echo synon të sjellë diskutim të hapur në lidhje me temat që ndërlidhen në trajektoren mes çështjeve shoqërore, shtetërore e fetare. ECHO, sikur është emërtuar, synon të shndërrohet në jehonë të komunikimit, si e vetmja formë e fuqizimit të mirëkuptimit, bashkëjetesës e harmonisë, në mes të individëve a grupeve me bindje e koncepte të ndryshme fetare, politike apo ideologjike në shoqërinë tonë. Në ECHO krijohet mundësia e diskutimit për secilën çështje dhe për çdo temë pa përjashtuar asnjërin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Nga kjo fundjavë, pasditet e së dielave mund t’i kaloni duke u argëtuar me emisionin më të ri në RTV21,”Ftohtë e Nxehtë”. Ky emision do të ju shoqëroj të dielave duke filluar nga ora 15:00. Sinergji mahnitëse dhe relaksim, falë bisedave që argetojnë mendjet dhe ngrohin zemrat. Lojëra, eksklusivitete, emocione, muzikë live, kronika nga terreni, gjithçka çfarë kërkoni i gjeni në “Ftohtë e nxehtë”/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

 

Emisioni që për vite të tëra ka përçuar emocione, ka zbuluar talentë dhe ka mbledhur para vetës numër të madh të shikuesve, “1 kafe me Labin” kthehet aty ku ka filluar, në RTV21.

Do të njiheni me figura interesante që sjellin biseda të ngrohta dhe të ndjeshme. Prezantime muzikore dhe momente që i shtojnë emisionit shije të veçantë. “Një Kafe me Labin” është takimi javor për të shijuar argëtimin dhe ndejën e përbashkët. Çdo të diel nga ora 21:00 në RTV21, “Një kafe me Labin”.

Radiotelevizioni 21 është shquar përgjatë viteve të veta të ekzistencës si media që ruan me xhelozi vlerat muzikore shqiptare, duke i promovuar ato e pokaq duke i vënë në piedestal ata artistë që i kultivuan këto vlera. Duke pasur në mendje këtë, është natyrshme që të presësh emisione të veçanta në RTV21, të tilla si “Qejfe Qejfe kjo dynja”. Ky emision vjen me sezonin e tretë, për të sjellë muzikë të drejtpërdrejt nga emra të njohur të këngës shqipe. Emisioni vazhdon të ruaj synimin e tij: të kujtojë artistët më elitarë, që të dëshmohet për ta e të ruhen përherë në kujtesën tonë.

Për tu argëtuar më muzikë të bukur shqipe e duke dëgjuar rrëfime, mos harroni të shoqëroheni me “Qejfe Qejfe kjo dynja”, në terminin e ri, cdo të hënë nga ora 21:45.

Radiotelevizioni 21 burim i pashtershëm.

Back to top button