Kreu i Kishës Ortodokse Serbe u shtrua në spital pasi doli pozitiv në testin për koronavirus.

Kisha Ortodokse Serbe ka njoftuar se Patriarku Irinej ishte infektuar me koronavirus dhe u shtrua në një spital special në Beograd.

“Si pjesë e procedurës së rregullt të testimit, dhe pas një vlerësimi epidemiologjik, u bë një test PCR në SARS COV2, i cili konfirmoi se Patriarku Irinej i Serbisë ishte pozitiv pa simptoma dhe gjendje e tij e përgjithshme është e mirë”, thuhet tutje në njoftimin e Kishës Ortodokse Serbe.

Njoftimi erdhi pak ditë pasi Irinej udhëhoqi një ceremoni gjatë varrimit të mitropolitit Amfilohije udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Amfilohije vdiq më 30 tetor në moshën 82-vjeçare, pasi në fillim të tetorit ishte diagnostikuar me koronavirus./21Media