Patriot Behrami, fitues i trofeut “Pavarësia”

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) për të 16-ën herë organizoi sot turneun ndërkombëtar të boksit “Pavarësia”.

Pjesëmarrëse në këtë turne, përveç Kosovës, ishin shtetet e rajonit si Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Duelet ishin tejet të mira, ndërsa u tregua boks cilësor e luftarak, e që boksieri më i mirë i turneut u zgjodh Patriot Behrami.

Më poshtë mund të gjeni çmimet e fituara dhe të ndara nga FboxK.

1.Boksieri më i mirë – Patriot Behrami

2.Tekniku më i mirë – Alen Rrustemovski

3.Qifti më luftarak – Shpejtim Shabani – Gelian Rojku

4.Boksieri më me perspektivë – Taulant Jakupi

5.Boksieri më fairplay – Martin Stefanov

Back to top button