Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në prag të festës së 28 Nëntorit, ka bërë thirrje që të festohet në shtëpi, pasi kjo është e domosdoshme.

Zemaj ka thënë se sot festën gëzimin dhe patriotizimin tonë duhet ta tregojmë ndryshe, siç ka shkrua rai patriot është ai i cili rreshtohet krah institucioneve, rreshtohet në krahë të mantel bardhëve, të Policisë dhe të gjithë të tjerëve, për të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të njëri-tjetrit.

“Kisha dashur shumë që sot bashkë me ambasadorin e Shqipërisë, z. Qemal Mixhozin dhe me gjithë të tjerët të bënim përgatitjet për festën e madhe të 28 Nëntorit, festën e Flamurit kombëtar që me të edhe nisëm, vazhduam dhe mbyllëm luftën tonë më 1999-ën. Por jo, sot festën gëzimin dhe patriotizimin tonë duhet ta tregojmë ndryshe, patriot është ai i cili rreshtohet krah institucioneve, rreshtohet në krahë të mantel bardhëve, të Policisë dhe të gjithë të tjerëve, për të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të njëri-tjetrit”, ka shkruar ndër tjera Zemaj në Facebook./21Media

Qytetarë të nderuar,

Kisha dashur shumë që sot bashkë me ambasadorin e Shqipërisë, z. Qemal Mixhozin dhe me gjithë të…

Posted by Armend Zemaj on Friday, November 27, 2020