"Bravo Tuna që gjithmone ia del"

“Bravo Tuna që gjithmone ia del”

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu më 8 mars ka promovuar albumin e saj të ri të titulluar “Fortuna”, në një koncert në Filharmoninë e Maqedonisë.

Të pranishëm në këtë koncert ishin shumë fytyra publike dhe sigurisht se nuk mungoi partneri i saj Patrisi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Instagram e ka përgëzuar Tunën dhe bashkëpuntorët e saj për punën që kanë bërë.

“Bravo Tuna Sejdiu që gjithmone ia del! Bravo djema @[email protected] @[email protected]_ @ardianbakalli @ferati_fatlind . E normal dihet: Bravo ⭐️ jonë i dashur @ylllimani .E tash… Jeni te pa zevend’sushem Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku ,and my man @darkodimitrov 👊🏼. Urime t’gjithëve”, ka shkruar Patrisi në Instagram.

Tuna dhe Patrisi në vitin 2017 janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Tian./21Media