Coelho kujton mikun e tij

Coelho kujton mikun e tij

Shkrimtari Paulo Coelho ka fshirë draftin e librit për fëmijë për të cilin po punonte me Kobe Bryant, duke thënë se pa yllin e madh të basketbollit, ky libër ka humbur arsyen për të ekzistuar.

Coelho njoftoi të hënën se kishte qenë duke shkruar një libër fëmijësh me Bryantin. Dhe pas vdekjes së legjendës së NBA, shkrimtari brazilian tha se do ta fshinte pjesën për të cilën kishin punuar së bashku deri tash në libër.

Ti ishe më shumë se një lojtar i madh, i dashur Kobe Bryant. Kam mësuar shumë nga koha që kalova me ty. Do ta fshijë draftin menjëherë, ky libër e ka humbur kuptimin”, u shpreh Coelho.

Kujtojmë se Kobe Bryant, vdiq më 26 janar në një aksident me helikopter, ku vdiq edhe vajza e tij dhe shtatë njerëz të tjerë./21Media