Berisha akuzon Ramën se i ka fut Kosovës thika pas shpinës, nxjerr jashtë deputetët e tij kur flet Rama

Deputetët e PD-së kanë braktisur sallën e parlamentit ku po mbahej mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, pikërisht në momentin kur kur kryeministri Edi Rama mori fjalën.
Berisha ka dhënë një deklaratë jashtë Kuvendit.
Ai i është drejtuar Ramës si “një armik i shqiptarëve dhe padron të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe e ka akuzuar se ai vazhdimisht se “i ka futur thika pas shpine Kosovës”
“Ju uroj shqiptarëve sot, gëzuar përvjetorin e pavarësisë, shpreh dhe përulem me nderimin më të madh përpara Ismail Qemalit, Ibrahim Rugovës dhe burrave të mëdhenj të botës që bënë të pamundurën që Shqipëria dhe Kosovës të jenë dy vende të pavarura. Një nderim i veçantë u përket atyre që derdhën gjak që sakrifikuan për lirinë dhe jetën që të jemi të pavarur. Asnjë komb nuk ka sakrifikuar për liri më shumë se shqiptarët. Nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari, shqiptarët kryen luftën e fundit në Evropë dhe Kosova falë ndërhyrjes së NATO-s u bë e lirë. Por, sot nuk mund të mos ndalem të theksoj se aktualisht, në platformën e këtij parlamenti, po flet njëri nga dy armiqtë kryesorë të qenies së shqiptarëve që nga themelimi deri më sot, një nga armiqtë më kryesorë të Kosovës, njeriu i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij, Alekandar Vuçiq, njeriu që në vend që të bëjë avokatinë e Kosovës, të mbrojë interesat legjitime të saj, kalon nga samiti në samit duke lobuar për Vuçiqin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit, Serbinë. Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në mënyrë të vazhdueshme. Ai u përpoq të zhbëjë arritjet e saj, përfshirë këtu edhe skenarët për ndarjen e saj me Aleksandar Vuçiq. Për të justifikuar vasalitetin ndaj Vuçiqit, ai kërcënon me luftën e Vuçiqit. Në të gjithë këto qëndrime, ai rezulton të jetë një antishqiptar i rrezikshëm për kombin shqiptar”, ka thënë ai.
Berisha tha “nga mbledhja u largua për të përfaqësuar ndjenjat e mijëra familjeve shqiptare”.
“Fakti që u largova nga parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar, u largova për të përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. U largova për të përfaqësuar ata dhjetëra-mijëra shqiptarë qau larguan nga Shqipëria prej politikave çnjerëzore të Edi Ramës. Të gjitha këto janë arsyet që nuk mund të pranoja të dëgjoja ligjëratën e një njeriu, që pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar”, tha ai./21Media

Back to top button